Visente Del Boske ka publikuar sot një listë me 21 lojtarë për kombëtaren e Spanjës që do të marrë pjesë në Euro 2012. Por kjo listë pritet të ketë shumë ndryshime pasi mungojnë shumë emra të rëndësishëm, sepse nuk janë përfshirë lojtarët që janë në aktivitet.
Del Boske ka vendosur që të lërë për momentin jashtë listës të gjithë futbollistët e Barcelonës dhe ata të Atletik Bilbaos, të cilët do të luajnë në finalen e Kupës së Mbretit me 25 maj. Trajneri i Spanjës ka pranuar se me datë 27 do të publikojë listën e dytë, ku do të jenë këto lojtarë. Njëkohësisht, i njëjti vendim do të merret në këtë datë edhe për dy spanjollë Huan Mata dhe Fernando Torres të Çelsit, të cilët do të luajnë këtë fundjavë në finalen e Ligës së Kampioneve.
Në këtë listë paraprake ka shumë emra të cilët grumbullohen në kombëtare për herë të parë si Benat, Soriano, Isko apo Adrian. (LajmeShqip.com)
LISTA PARAPRAKE E SPANJËS PËR EURO 2012
Portierë: Iker Kazijas (Real Madrid), Hose Manuel Reina (Liverpul), David De Gea (Mançester Junajtid)
Mbrojtës: Álvaro Arbeloa (Real Madrid), Serxho Ramos (Real Madrid), Raul Albiol (Real Madrid), Zhordi Alba (Valencia), Ignacio Monreal (Malaga), Huanfran Torres (Atletiko Madrid). Álvaro Domínguez (Atletiko Madrid)
Mesfushorë: Ksabi Alonso (Real Madrid), Santiago Kazorla (Malaga), Benat Etzebarria (Betis), Francisko Alarkon ‘Isko’ (Malaga), Havier Garcia (Benfika), Bruno Soriano (Vijareal)
Sulmues: David Silva (Mançester Siti), Hesus Navas (Sevilja), Alvaro Negredo (Sevilja), Roberto Soldado (Valencia), Adrian Lopez (Atletiko Madrid).
Tuesday, 15 May 2012 15:24