Arsenali po detajon ofertën që do të bindë Van Persin të qëndrojë në radhët e kësaj skuadre në sezonet e ardhshme, duke menduar një pagesë rekord prej 7 milion paund në vit për sulmuesin holandez.
Trajneri Arsen Venger, shefi i klubit Ivan Gazidis dhe Van Persi, do të takohen të mërkurën për të folur rreth marrëveshjes së re mes palëve.
Sipas “Daily Mail”, holandezit që aktualisht përfiton 70 mijë paund në javë, do t’i ofrohet një rrogë e re prej 130 mijë paund në javë, në një kontratë trevjeçare. Përveç kësaj, ai do të përfitojë edhe një bonus të ndjeshëm prej 5 milion paund si kuotë besnikërie ndaj klubit në momentin kur do të hedhë firmë në kontratë.
Kjo kontratë do të thyejë rekordin e klubit për rrogën më të lartë, duke kaluar ato të Tierri Henri dhe Çesk Fabregas. Por mbetet për t’u parë nëse Van Persi do të pranojë menjëherë këtë ofertë të klubit, pas është i ndërgjegjshëm që ai mundtë përfitojë më shumë se kaq nëse zgjedh një skuadër tjetër.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Mançester Siti do të ishte i gatshëm t’i ofronte futbollistit holandez një kontratë ku ai mund të përfitojë 220 mijë paund në javë, shumë më tepër se sa i ofron Arsenali, por lojtari duket se do të pranojë oferta vetëm jashtë Anglisë, pasi nuk dëshiron të tradhtojë besimin e klubit ku ka shërbyer për 8 vite radhazi. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 15 May 2012 13:20