Oklahoma ka masakruar 119-90 LA Leikërs në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës së Perëndimit. Kevin Durant (25 pikë, 8 topa në tabelë) dhe Rasëll Uestbruk (27 pikë, 7 topa në tabelë, 9 pasime) ishin të pandalshëm përballë veteranëve të LA Leikërs duke marrë kontrollin e ndeshjes që në fillimin e saj.
Diferenca mes dy skuadrave u rrit aq shumë sa në periodën e katërt arriti 32 pikë, ndërsa në fushë zbritën zëvendësuesit. Për kalifornianët, paraqitjen e më të mirë e bëri Endriu Bainëm me 20 pikë e 14 topa në tabelë, ndërsa Kobi Brajant ishte shumë larg paraqitjeve të tij të zakonshme, duke shënuar vetëm 20 pikë në këtë sfidë.
Në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes, Filadelfia ka arritur të fitojë me një pikë diferencë 82-81 në fushën e Boston, duke barazuar serinë në 1-1. Andre Iguodala ishte heroi i ndeshjes për Filadelfian ndërsa regjistroi 13 pikë, 6 topa në tabelë e 7 pasme, duke qenë protagonist në thuajse çdo aksion për skuadrën e tij. Kevin Garnet tregoi një tjetër paraqitje të mirë me 15 pikë e 12 topa në tabelë por nuk arrti të ndihmonte ekipin e tij në periodën e katërt kur Filadelfia mori kryesimin dhe e ruajti deri në sekondën e fundit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Filadelfia (1)-Boston (1) 82-81
LA Leikërs (0)-Oklahoma (1) 90-119
Sonte
Indiana (0)-Majemi (1)
LA Klipërs (0)-San Antonio (0)
Tuesday, 15 May 2012 12:30