Lotar Mateus beson se Gjermania është favorite për të ftuar Euro 2012 përkrah kampionëve në fuqi të Spanjës. Fituesi i Botërorit 1990 mendon se yjet e vendlindjes së tij kanë treguar çfarë cilësish kanë gjatë sezonit 2011-2012 me klubet ku aktivizohen.
Ai mendon gjithashtu se paraqitjet e Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve janë një tregues i rëndësishëm se Gjermania ka atë që i nevojitet për të triumfuar në Euro 2012.
“Ka shumë teori mbi atë që është favorit për të fituar kurorën e kampionit këtë vit dhe unë nuk hezitoj të deklaroj që është padyshim kombëtarja e vendit tim, Gjermania, përkrah Spanjës. Të dyja këto skuadra janë favoritet më të forta për fitoren e titullit”, tha Mateus në një editorial për “The Times of India”.
“Nuk është vetëm patrioti brenda meje që e thotë këtë, por nëse analizojmë skuadrën gjermane dhe mënyrën se si lojtarët janë paraqitur gjatë këtyre viteve, çdokush do të ishte gati të vinte bast për skuadrën e Joakim Lëv, gjithmonë nëse ata arrijnë të thyejnë mallkimin e fazës në grupe”.
“Ashtu si Spanja, ku Barcelona ka pjesën kryesore të ekipit, Bajern Mynih ka qenë furnizues i ekipit kombëtar gjerman dhe fati që bavarezët janë në finalen e dytë të Ligës së Kampioneve në tre vitet e fundit, tregon se yjet e tyre janë në një formë të mirë”.
Gjermania fillon fushatën në Euro 2012 me 9 qershor kundër Portugalisë. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 May 2012 15:20