LeBron Xhejms ka treguar se meriton plotësisht trofeun e MVP të këtij sezoni që i është dorëzuar në një ceremoni të organizuar para fillimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes ndaj Indianas. Ylli i Majemit ka treguar se aktualisht nuk ka rivalë duke shënuar 32 pikë e 15 topa në tabelë në këtë ndeshje, për të udhëhequr skuadrën e tij drejt suksesit 95-86. Për Majemin ka shkëlqyer edhe Duejn Uejd me 29 pikë, ndërsa Kris Bosh është detyruar të dalë nga loja në periodën e tretë pas një dëmtimi.
Ndërkohë, LA Klipërs kanë siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit kundër San Antonios, pasi kanë mundur në ndeshjen e 7-të jashtë fushe skuadrën e Memfis. Kris Pol ishte lojtari më i mirë i kalifornianëve, me 19 pikë të shënuara në këtë sfidë ku diferencën e bëri stoli i rezervave, me atë të LA Klipërs që mundi 41-11 stolin e skuadrës vendase. Gasol dhe Gei shënuan nga 19 pikë për Memfis, por kjo skuadër u penalizma edhe nga gabimi në gjuajtjet për 3 pikë, ku nuk realizoi asnjë prej 13 tentativave. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
LA Klipërs (4)-Memfis (3) 82-72
Indiana (0)-Majemi (1) 86-95
Sonte
Filadelfia (0)-Boston (1)
LA Leikërs (0)-Oklahoma (0)
Monday, 14 May 2012 08:03