Real Madrid po përgatitet të ofrojë 15 milionë paund për mbrojtësin e Çelsit, Branislav Ivanoviç, pasi Zhoze Murinjo ka si plan të përforcojë prapavijën e ekipi të tij gjatë merkatos verore, sepse e cilëson si repartin me delikat.
Ivanoviç shkëlqeu në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, ndonëse kartoni i tij i nëntë i verdhë i sezonit e la atë jashtë finales së madhe të 19 majit.
Murinjo e sheh atë si një opsion interesant për krahun e djathtë të mbrojtjes, ku mund të kombinohet me Serxho Ramos, i cili është zhvendosur drejt qendrës.
Ndërkohë, trajneri portugez ka bërë të qartë se dëshiron një tjetër mbrojtës për të zëvendësuar veteranin Rikardo Karvajo dhe një prej opsioneve që po shqyrtohet është Tomas Vermaelen i Arsenalit.
Çelsi nuk do të dorëzohet lehtë për shitjen e Ivanoviç, por shifra prej 15 milion paund është e kënaqshme për shitjen e 28 vjeçarit të cilin e blenë për 9.7 milion paund në vitin 2008. (LajmeShqip.com)
Saturday, 12 May 2012 10:01