Bolivar i La Paz ka paguar shtrenjtë problemet e krijuara në ndeshjen e parë të 1/16 të Kupës Libertadores kundër Santos, të fituar nga bolivianët me rezultatin 2-1, ndërsa tifozët goditën me një mjet të fortë dhe pështynë Neimar.
Ky i fundit është hakmarrë në mënyrën e tij, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të thellë 8-0, pasi jo vetëm ka shënuar dy gola, por ka qenë protagonist në aksionin e çdo goli tjetër të shënuar nga skuadra e tij. Ganso dhe Elano kanë shënua edhe ata aga dy gola, ndërsa Kardek e Borges kanë plotësuar goleadën që kaloi Santos në çerekfinalet e Kupës Libertadores.
“Duke parë atë që ndodhi në ndeshjen e parë, kemi luajtur me sy të përgjakur nga dëshira për fitore. Kur Santos vendos të luajë futboll, nuk ka rivalë”, deklaroi Neimar, i cili që tani është golashënuesi më i mirë pas Pele në historinë e klubit legjendar brazilian. (LajmeShqip.com)
ÇEREKFINALET
Boka Juniors-Fluminense
Korinthians-Vasko Da Gama
Universidad Kili-Libertad
Santos-Velezh Sarsfild
Friday, 11 May 2012 14:13