Robin Van Persi ka lëshuar sinjalin e parë se ai është gati të qëndrojë te Arsneali, duke treguar se vetëm një ofertë “e jashtëzakonshme” do ta bënte atë të largohej nga Arsenali. Juventusi u bë klubi i parë evropian që pranoi zyrtarisht interesimin për futbollistin holandez, por ky i fundit duket se është gati t’i thotë jo ofertës që i vjen nga kampionët e Italisë.
Bardhezinjtë i propozojnë lojtarit një kontratë katërvjeçare me një rrogë prej 8 milionë eurosh në vit. Por futbollist duket se nuk e sheh të arsyeshme ta pranojë atë dhe sipas asaj që raportojnë mediat angleze, nuk e sheh transferimin drejt bardhezinjve si një hap para në karrierën e tij në krahasim me qëndrimin te “topçinjtë”.
“Daily Mail” ka mësuar se në një bashkëbisedim me shokët e tij, u ka pranuar se vetëm një ofertë e “jashtëzakonshme” nga një ekip elitar në Evropë do ta bindë të iki nga “Emirates” dhe Londra, ku familja e tij është stabilizuar mjaft mirë.
Për momentin, Arsenali i ofron atij rinovimin e kontratës me 7 milionë euro në vit, po ajo që frikëson Venger është oferta që vjen nga sheikët e Mançester Sitit, të cilët që tani kanë gati një kontratë prej 10.5 milionë eurosh në vit për futbollistin holandez. Lëvizja e fundit duket se i përket klubeve spanjolle me Realin dhe Barcelonën që shpesh e kanë vënë atë ndër objektivat sezonalë dhe që mund të bëjnë një ofertë më tërheqëse për lojtarin. (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 May 2012 10:50