Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Çezare Prandeli, në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sera” ka treguar paraprakisht edhe disa nga zgjedhjet që do të bëjë të dielën për listën fillestare të 30 lojtarëve që do të marrë me vete në Kampionatin Evropian.
“Kasano do të paraqitet mirë, është i ndërgjegjshëm pra atë që ka kaluar. Duhet t’i japim një mundësi atyre lojtarëve që kanë talent, si Baloteli, i cili ka shumë të tillë”.
“Toti e Del Piero? Në emergjencë të jashtëzakonshme do t’i kisha marrë në konsideratë, por preferoj t’i besoj lojtarëve të rinj si Borini. Di Natale? E meriton thirrjen në kombëtare”.
Në fund, Prandeli ka shuar të gjitha zërat që e shohin atë të kthehet në drejtimin e një klubi në përfundimit të Kampionatit Evropian. Sipas tij, e ardhmja është në një klub, por vetëm pasi të ketë mbyllur kontratën ekzistuese me përfaqësuesen italiane.
“Kam një kontratë me Federatën Italiane deri në vitin 2014 dhe kam ndër mend ta respektoj. Nuk është thjesht një frazë pa kuptim, dua me të vërtetë të vazhdoj, edhe pse e di mirë se të gjithë trajnerët, edhe ata të kombëtareve, janë të lidhur ngushtë me kombëtaret. Por nuk do të lindë nga unë ideja për të prishur marrëveshjen ekzistuese, edhe pse e di që në të ardhmen do të kthehem përsëri në drejtimin e një klubi”, deklaroi ai. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 09 May 2012 14:10