Arsen Venger ka filluar që tani përgatitjet për sezonin e ri duke shprehur hapur interesimin për Jan M’Vila dhe futbollistin Xhunior Hoilet të Bllekbërn.
Prej më shumë se një viti, trajneri i Arsenalit ka ndjekur me vëmendje evoluimin e M’Vila, i cili ka shpërthyer në radhët e Rëne dhe është bërë pjesë e kombëtares franceze, ndërsa tani duket se mes klubeve kanë filluar bisedimet për transferimin e lojtarit për një shumë rreth 20 milion euro.
Nëse akordi me M’Vila nuk arrihet, atëherë “topçinjtë” kanë gati listën rezeve, ku mesfushori i Anderlehtit Lukas Bilja dhe mesfushori i Atletik Bilbaos, Havi Martinez, janë alternativa të cilat po diskutohen në ambientet e klubit londinez. Blerja e M’Vila varet edhe nga pjesëmarrja apo jo e këtij klubi në Ligën e Kampioneve, aktivitet nga i cili do të sigurohen të ardhurat për blerjen e tij.
Përsa i përket Xhunior Hoilet të Bllekbërn, Venger ka bërë të qartë interesimin e tij për futbollistin që do të vijë me parametër zero nga skuadra që sapo ka rënë nga kategoria. Por lojtarin ka një interesim në rritje dhe nga Bajern Mynih dhe Olimpik Marseja. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 08 May 2012 16:01