Kejsi Stoner fitoi për herë të parë në karrierën e tij Çmimin e Madh të Portugalisë, duke arritur të lërë pas Horge Lorencon, për të marrë kreun e renditjes së kampionatit.
Australiani me Honda mbajti kryesimin e garës që në nisje dhe pastaj ishte i aftë të krijonte distancë. Jamaha e Lorencos e pa veten 1.4 sekonda larg tij që pas tre xhirove të para, por me ngrohjen e gomave në temperaturë ideale, spanjolli rriti shpejtësinë duke thyer rekordin e pistës dhe iu bashkëngjit rivalit të tij.
Por Stoner arriti të tregonte edhe një herë klasin e tij duke kontrolluar gjatë të gjihë kohës distancën, për të mbajtur pas rivalin e tij kryesor dhe për të marrë fitoren në këtë garë, e vetmja nga pistat aktuale të kampionatit ku nuk kishte siguruar fitore në karrierën e tij.
Vendi i tretë i shkoi Dani Pedrozës me Hondën tjetër zyrtare, që kishe të njëjtin ritëm me kreun, por që asnjëherë nuk tentoi të afrohej me Lorencon qoftë edhe për të marrë vendin e dytë.
Vendi i katërt i shkoi Andrea Doviciozos me Tek 3 Jamaha, i cili ia rrëmbeu atë shokut të skuadrës, Kal Kraçlou, pas një dueli të ethshëm, që pritet të përsëritet gjatë të gjithë sezonit. Vendi i 6-të i shkoi Alvaro Bautista (Gresini Honda) ndërsa i shtati ishte Valentino Rosi me Dukatin e tij. (LajmeShqip.com)
RENDITJA E KAMPIONATIT
66 Kejsi Stoner
65 Horge Lorenco
52 Dani Pedroza
37 Kal Kraçlou
35 Andrea Doviciozo
29 Alvaro Bautista
24 Shtefan Bradl
23 Niki Hejden
22 Valentino Rosi
19 Hektor Barbera
18 Ben Spis
9 Aleiks Espargaro
6 Rendi de Punie
4 Danilo Petruçi
4 Kolin Eduards
2 Matia Pasini
2 Mikele Pirro
2 Joni Hernandez
1 Ivan Silva
Sunday, 06 May 2012 15:20