Sullei Muntai ka vendosur të flasë për problemet që ka patur te Interi dhe arsyen se pse ai vendosi të largohej nga zikaltërit. Sipas tij, situata aspak e këndshme në radhët e ish-klubit të tij shkaktohet vetëm nga një person, Marko Branka, drejtori teknik i kësaj skuadre.
“Branka është mashtrues, nuk ka lënë gjë pa bërë kundër meje. Kur futej në dhomat e zhveshjes, dëshironte që t’i përkulesha, a thua se ishte Zoti. Po mua rrogën ma paguan Morati, jemi të dy të punësuar të tij. Ai bëri maksimumin që të largonte edhe Orialin, që ishte një njeri i mirëi. E vërteta është që askush prej lojtarëve nuk e duron atë”, ishin fjalët e mesfushorit në një intervistë për “Corriere Della Sera”.
Lojtari i huazuar te Milani, flet me entuziazëm për eksperiencën e tij me fanellën kuqezi.
“Te Milani kam gjetur një familje. Këtë vit për titullin, në vend të Boateng, kërcen Shtraser, unë do ta bëj vitin e ardhshëm kur të marrim titullin e yllit të dytë. Alegri dhe Konte zihen për golin fantazmë? Unë propozoj që ta zgjidhin këtë debat mes njëri-tjetrit në ring”, ka komentuar me humor mesfushori ganez. (LajmeShqip.com)
Thursday, 19 April 2012 13:03