Mediat britanike kanë publikuar lajmin se Stefan El-Sharaui, sulmuesi 19 vjeçar i Milanit, është një nga objektiva kryesorë të merkatos së Arsenalit. Sipas “Metro”, futbollisti nuk po gjen hapësirat e kërkuara në radhët e kuqezinjve dhe nuk do ta hidhte poshtë mundësinë e transferimit të një ekip kaq prestigjioz.
“Di që Venger e ndjek prej shumë kohësh, por kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Xhenoan për të siguruar gjysmën tjetër të kartonit të tij. Nuk e di nëse do ta lënë të largohet në formë huazimi”, ishin fjalët e menaxherit të tij, Roberto Lo Forio.
Pikërisht huazimi me të drejtë blerje është ajo që kërkon Arsenal, i cili i ka bërë të qartë futbollistit se në radhët e “topçinjve” do të kishte më tepër hapësira edhe për faktin se Venger është një trajner që ndihmon rritjen dhe shpërthimin e tyre.
Kjo lëvizje mund të behet e mundur edhe për faktin se Milani po kërkon të afrojë sulmues të tjerë për sezonin e ardhshëm me Tevez e Balotelin në kreun e listës, që do të zinin edhe ato pak hapësira që i kanë mbetur 19 vjeçarit të kuqezinjtë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 11 April 2012 14:20