Diego Armando Maradona ka shprehur dëshirën e tij për të drejtuar kombëtaren e Bahreinit, ndonëse ka një kontratë ekzistuese me klubin e Al-Uasl të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Legjenda e futbollit argjentinas po fliste në një intervistë me zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Bahreinit, sheikun Al-Khalifa, ndërsa deklaroi menjëherë interesimin për të marrë drejtimin e kombëtares së vendit aziatik.
“Vendoseni emrin tim mes alternativave nëse po kërkoni për një trajner të ri për ekipin kombëtar”, deklaroi Maradona në intervistën e publikuar në gazetën Al-Bilad.
Komentet e Maradonës erdhën vetëm një ditë pasi ai deklaroi publikisht se kishte refuzuar ofertën e bërë nga argjentinasit e San Lorencos për të drejtuar këtë skuadër, pasi nuk donte të prishte kontratën e tij me Al-Uasl.
51 vjeçari, më pas foli për nivelin e futbollit në Bahrein dhe bëri të qartë se ky sport kishte nevojë për më shumë vëmendje në Gjirin Persik.
“Mendoj se futbolli i Bahrein është i mirë në përgjithësi. Al-Rifa (një nga skuadrat më të mira të Bahrein) karakterizohet nga pasimi i shkëlqyer dhe ka shumë elementë të mirë. Nëpërmjet punës time me Al-Uasl shoh se futbolli në Gjirin Persik ka një nivel të mirë por ka nevojë për më shumë vëmendje”, ishin fjalët e tij. (LajmeShqip.com)
Saturday, 07 April 2012 09:40