Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro, ka shprehur dëshirën të mbajë Neimar te kjo skuadër edhe pas përfundimit të kontratës ekzistuese që mbyllet në vitin 2014. Vetë lojtari, që kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid, ka thënë se do të qëndrojë në Brazil deri në vitin 2014 dhe më pas do të largohet drejt Evropës
Por drejtuesi i Santos ka thënë se ai do të mundohet të bindë Neimar të qëndroje të klubi i tij dhe mendon se nuk ka arse pse sulmuesi duhet të largohet. Për më tepër, Riberio ka filluar të gjejë justifikime nga më të çuditshmet për të mbajtur futbollistin.
“Kam përpara dy vite për të realizuar ëndrrën time”, tha ai për “Globoesporte”. “Kam folur edhe me Mishel Platini për këtë çështje. Santos është kthyer përsëri ai klub i famshëm që ishte në kohën e Pele. Neimar është një fenomen si askush tjetër. Ne mund t’ia përmirësojmë kontratat e tij sponsorizuese, nuk ka nevojë që të kërkojmë partnerë të tjerë”.
“Ai fiton shumë para këtu, që tani ka blerë një jaht. Çfarë tjetër do të dëshirojë? Dy makina? Një avion? Avionët kushtojnë shumë dhe kanë kosto të lartë mirëmbajtjeje. Është më mirë për të të qëndrojë në Brazil sesa të shkojë në Evropë të merret me lojtarë të dhunshëm dhe me dëborën”, tha presidenti i Santos. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 April 2012 21:06