Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane të futbollit, Andreas Brehme, ka deklaruar se Lionel Mesi është një lojtar më i mirë se Diego Armando Maradona. 24 vjeçari ka qenë në një formë të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit dhe prej kohësh ka lindur një debat mbi faktin se kush mund të cilësohet një lojtar më i mirë mes dy argjentinasve.
Brehme e etiketoi Mesin si një fenomen dhe lavdëroi inteligjencën e tij në fushën e lojës.
“Unë nuk do të kisha qenë në gjendje ta ndaloja. Ai është një fenomen. Më ka mahnitur në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Mançester Junajtid. Edhe Vidiç me Ferdinand bashkë e kishin të pamundur ta ndalnin”, ishin fjalët e Brehme për “El Pais”.
“Sipas mendimit tim, ai është më i mirë se Maradona. Ai është 24 dhe ka fituar që tani gjithçka. Ai ka më shumë tru. Kjo është diçka që Maradonës i mungonte”, u shpreh mbrojtësi që pikërisht kundër Maradonës ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 1990. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 April 2012 14:58