Revista “Bild” ka bërë të ditur se Bajern Mynih dhe Arjen Roben kanë gjetur mes tyre akordin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2015.
E ardhmja e mesfushorit 28 vjeçar me bavarezët është vënë shpesh në diskutim gjatë muajve të fundit, duke parë edhe interesimin që kanë shfaqur klubet e mëdha evropiane, ndërsa marrëveshja ekzistuese përfundon në qershorin e 2013.
Pas një fillimi të dobët të sezonit të ndikuar nga problemet e përhershme fizike, Roben ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë javëve të fundit, për të shënuar 9 gola në 7 ndeshje dhe për të bindur drejtuesit e klubit që t’i bëjnë gati një kontratë të re.
“Bild” bëri të qartë se futbollistit të përfaqësueses holandeze do t’i jepet për të nënshkruar kontrata e re vetëm në fundin e muajit prill, pasi tani të gjithë e kanë mendjen te ecuria e ekipi në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, ndaj nuk duan që të shqetësojnë atmosferën e skuadrës me tema të tjera. (LajmeShqip.com)
Monday, 02 April 2012 10:07