Kobi Brajant është një nga lojtarët më vendimtarë në NBA dhe këtë e ka provuar më së miri në fitoren 88-85 të LA Leikërs përballë Oklahoma me rezultatin 88-85. Ylli i LA Leikërs ka patur një natë shumë të keqe duke humbur 15 gjuajtjet e para radhazi, ndërsa koshin e tij të parë në lojë e ka shënuar kur mbeteshin rreth 8 minuta nga përfundimi i saj. Brajant e mbylli natën me vetëm 3 nga 21 gjuajtje të realizuara, por askush nuk do të kujtojë këtë statistikë aq sa faktin se 20 sekonda para fundit ai shënoi një 3 pikësh që i dha avantazhin skuadrës së tij dhe ishte vendimtar për fitoren që i ruan vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit.
Në këtë Konferencë vazhdon ecuria pozitive e San Antonio që ka mundur lehtësisht Indiana me rezultatin 112-103, duke marrë fitoren e 7-të radhazi. Teksanët vazhdojnë të jenë 2 ndeshje pas Oklahomas në renditjen e Konferencës së Perëndimit, por trajneri Popoviç ka bërë të qartë se objektivi i tij kryesor është të mbërrijë në play-off me të gjithë lojtarët në gjendje të mirë fizike. Në sezonin e kaluar, San Antonio u eliminua që në turin e parë të play-off pas dëmtimit të Manu Xhinobilit dhe kjo është arsyeja që këtë radhë ekipi po zhvillon një rotacion të plotë pasi synon të marrë titullin e pestë kampion. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Orlins-LA Leikërs 85-88
Kliveland-Nju Jork 75-91
Sharlot-Detroit 107-110
Atlanta-Filadelfia 90-95
Indiana-San Antonio 103-112
Memfis-Miluoki 99-95
Nju Xhersi-Sakramento 111-99
Utah-LA Klipërs 96-105
Sunday, 01 April 2012 08:03