Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka deklaruar se ka dyshime nëse Kaka do të jetë në gjendje të rifitojë një vend në përfaqësuese për Botërorin 2014, ndërsa ka ftuar lojtarin e Real Madrid të provojë se e meriton thirrjen.
Menezes tha për televizionin brazilian “SporTV” se mendonte se Kaka mund të ishte lojtari më i rëndësishëm për Brazilin në këtë Botëror, por shtoi gjithashtu se “sezoni i ardhshëm do të tregojë nëse Kaka mund të luajë më për Brazilin në një turne të tillë. Të gjithë kemi dyshimet tona për këtë”.
Më pas, ai konfirmoi se Kaka nuk do të ishte një prej tre futbollistëve mbi limitin e moshës që mund të përzgjedhë për Lojërat Olimpike 2012 në Londër.
Kaka ka luajtur për Brazilin në çdo Botëror që nga viti 2002, por forma e tij aktuale të Real Madrid nuk i është afruar asnjëherë asaj të shfaqur te Milan, që e bëri futbollistin më të mirë në botë për disa vite radhazi. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 March 2012 10:48