Makthi i Fernando Torres te Çelsi mund të përfundojë shumë shpejt, pasi Çelsi dhe sulmuesi spanjoll janë në pritje të një ofertë zyrtare prej 45 milionë paund nga Anzhi Makhashkala. Ish-trajneri i bluve, Gus Hudink, që në momentin kur është ulur në stolin e ekipit rus, ka pëcaktuar spanjollin si objektivin e tij të parë të merkatos.
Ndonëse Abramoviç mendon se Torres mund të ringjallet në sezonin e ardhshëm, mospjesëmarrja në Ligën e Kampioneve do t’i sjellë një gropë prej 30 milionë paund në arkën e klubit, gjë që nuk do të ndihmonte në respektimin e “Fair-play financiar” të imponuar nga UEFA.
Anzhi, që i paguan rrogën rekord prej 300 mijë paund në javë sulmuesit Samuel Eto’o, ka bërë edhe më parë një tentativë për të siguruar shërbimet e Torres, por oferta e tyre prej 35 milionë paund u refuzua menjëherë nga klubi anglez. Por tani, 45 milionë paund mund të shërbejnë për të rindërtuar repartin e sulmit, nga i cili pritet të largohet edhe Didier Drogba.
Një tjetër ish-trajner, Karlo Ançeloti, ka bërë të qartë se do të synojë blerjen e mbrojtësit të majtë Eshli Kol, ndërsa klubi i PSZH ka bërë gati një ofertë prej 12 milionë paund. Trajneri italian shpreson që në këtë mënyrë të bindë edhe Frenk Lampard t’i bashkohet skuadrës së tij në Paris.
Oferta e tretë nga një ish-trajnerin vjen nga Zhoze Murinjo, i cili kërkon të marrë në Madrid mesfushorin portugez të Çelsit, Raul Meireles, për të cilin është gati të paguajë 10 milionë paund. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 March 2012 09:19