Tifozët e Shalkes, prej shumë ditësh kanë protestuar për trajtimin që u është bërë nga drejtuesit e Atletik Bilbao, të cilët kanë caktuar shumën 90 euro për biletat e ndeshjes së çerekfinaleve të Europa League në stadiumin spanjoll. Për këtë arsye, ata kanë shfryrë inatin në një mënyrë shumë ironike kur janë shfaqur në stadiumin e Gelsenkirshen, duke shpalosur një parullë shumë komike në spanjisht.
“Hyrja 90 euro = 1 euro për minutë? Futbolli nuk është seks telefonik!”, ishte parulla që u shpalos në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes.
Gjithsesi, në fund ka qenë Atletik Bilbao që ka dalë i lumtur nga stadiumi pasi ka fituar me rezultatin 4-2 në transfertë ndaj ekipit gjerman. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 March 2012 08:34 