Tenisti Bernard Tomiç është bërë protagonist i një skene shumë të veçantë në ndeshjen e turneut të Majemit, pasi i ka kërkuar gjyqtarit të përjashtojë babain e tij nga stadiumi meqë po e shqetësonte.
Pamjet televizive tregojnë se Xhon Tomiç, i cili është gjithashtu edhe trajner i 19-vjeçarit, filloi të tundte kokën për çdo gabim të djalit të tij. 19-vjeçari përgjigjet duke i bërë shenjë me raketë që të largohet, por pa sukses.
Atëherë ai i drejtohet gjyqtarit të ndeshjes dhe i kërkon që të përjashtojë babain e tij. “Ai është bezdisës, e di që është babai im, por po më bezdis. Dua që të largohet, si t’ia bëj?”, ishin fjalët e Tomiç.
Pasi gjyqtari paralajmëroi Xhon Tomiç për përjashtim, Bernard iu kthye dhe e falënderoi që i kishte plotësuar dëshirën. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 March 2012 13:34