Rio Ferdinand është një nga emra më të kërkuar të klubeve kineze të futbollit, pasi kontrata e tij me Mançester Junajtid përfundon në verën e vitit 2013.
Për këtë arsye Sër Aleks Ferguson kërkon të bindë lojtarin të qëndrojë si pjesë e kësaj skuadre duke luajtur për “djajtë e kuq” të paktën deri në vitin 2014, me kontratën që rinovohet automatikisht mes palëve, ashtu siç është vepruar me Rajan Gigs.
Mbrojtësi i përfaqësueses angleze ka qenë vendimtar në këtë pikë të sezonit, duke treguar siguri të jashtëzakonshme në prapavijë, pavarësisht problemeve që ka patur me dëmtimet në shpinë dhe sipas stafit mjekësor të Junajtid, ai mund të luajë në nivele shumë të larta ëdhë për dy sezone të tjera.
Megjithatë, “Daily Mail” ka treguar se lojtari nuk është dakord parimisht me idenë e rinovimit, nëse Mançester Junajtid nuk i ofron atij një kontratë më të mirë se ajo ekzistuesja prej 115 mijë paund në javë. (LajmeShqip.com)
Monday, 26 March 2012 10:24