Kevin Durant ka shfrytëzuar gabimet në pasim të Majemit për të udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores 103-87. Ylli i Oklahomas ka shënuar 28 pikë, 9 topa në tabelë dhe 8 pasime në një natë ku i është dashur të mbajë mbi shpinë thuajse gjithë forcën ofensive të skuadrës së tij. Majemi nuk ka ditur si të mbrohet ndaj furisë së Durant dhe njëkohësisht nuk ka arritur as të kundërpërgjigjet me të njëjtin ritëm në fazën ofensive. Uejd ka regjistruar 22 pikë, Xhejms 17 dhe Bosh 18, por ajo që bie në sy është se të tre këta lojtarë së bashku kanë humbur topin 15 herë, diçka shumë e rrallë për nivelin e tyre.
Një ndeshje për t’u shënuar ka qenë ajo mes Utah dhe Atlanta, e fituar nga këto të fundit me rezultatin 139-133 pas 4 kohëve shtesë, diçka që nuk ndodhte që prej vitit 1997. Skuadrat kanë luftuar për çdo pikë që në fillimin e takimit dhe kanë vazhduar ta bënin një gjë të tillë edhe në kohët shtesë, duke u përgjigjur çdo gjuajtje të kundërshtarëve. Jo rastësisht, të dy ekipet kanë patur nga 7 lojtarë që kanë kaluar kuotën e 10 pikëve në këtë sfidë, e cila është vendosur vetëm pasi 3 lojtarë titullarë të Utah plotësuan numrin e 6 faulleve në 5 minutat e katërta shtesë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Feniks-Kliveland 108-83
Denver-Minesota 100-117
Uashington-Boston 76-88
Utah-Atlanta 133-139
Filadelfia-San Antonio 76-93
Majemi-Oklahoma 87-103
G. Steit-Portland 87-90
Memfis-LA Leikërs 102-96
Monday, 26 March 2012 08:04