Borusia Dortmund ka fituar 6-1 përballë Këlni për t’iu përgjigjur Bajern Mynih dhe për të ruajtur distancën prej 5 pikësh që kanë në kreun e renditjes ndaj bavarezëve.
Ndeshja ka filluar me një gol të skuadrës vendase, të cilët me anë të Novakoviç tronditën kryesuesit e kampionatit në minutën e 13-të. Por skuadrat shkuan në barazim në pushimin e ndeshjes pasi ishte Pizhek që barazoi rezultatin në minutën e 26-të.
Pjesa e dytë është tërësisht e Borusia Dortmund që gjen me lehtësi rrugën e rrjetës sa herë që shfaqet në sulm. Kagaua (2), Levandovski, Gyndogan dhe Perishiç janë autorët e golave për “kanarinat” që regjistrojnë një fitore tenistike.
Ndërkohë, në sfidën tjetër të të dielës, Shtutgart ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Nyrenbergut për t’u ngjitur në vendin e 7-të në renditje. (LajmeShqip.com)
Sunday, 25 March 2012 20:21