Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka thënë se pret me padurim “momentin e të vërtetës” të muajit të ardhshëm kur ekipi i tij do të përballet me Borusia Dortmund në kampionat.
Me 11 prill, bavarezët do të udhëtojnë drejt Dortmundit për ndeshjen e Bundesligës ndaj kryesuesve që mund të përcaktojë fatin e sezonit për dy ekipet të cilat do të përballen më pas edhe për Kupën e Gjermanisë në finalen e majit.
“Jam i bindur se do të shpallemi kampionë të Gjermanisë nëse mundim Dortmundin, pavarësisht asaj që ndodh para apo pas asaj ndeshje. Kur të ndeshemi me Dortmundin, do të jetë momenti i të vërtetës”.
“Kuptohet që dy skuadrat do të luftojnë edhe në distancë, por ne duhet të vazhdojmë të ngulim gjilpëra në shpinën e tyre. Një fitore ndaj një skuadre të fortë si Hanover është një gjilpërë që do të ketë efekt me siguri”, tha Hënes. (LajmeShqip.com)
Sunday, 25 March 2012 10:57