Mançester Siti ka rimarrë kreun e renditjes së kampionatit anglez, por duke lënë pikë në barazimin 1-1 ndaj Stouk i jep mundësinë rivalëve të Mançester Junajtid të krijojnë një tjetër distancë sigurie nëse fitojnë ndeshjen e të hënës ndaj Fullhem.
Pas një ndeshje të ekuilibruar mes të dy skuadrave, gjithçka është vendosur nga dy gjuajtje nga distanca. E para, ajo që kaloi në avantazhin Stouk në minutën e 59-të, është një kryevepër e Piter Krauç i cili godet fluturimthi me një kthesë të papritur që nuk i lë kohë reagimi portierit Hart.
Barazimi vjen në minutë e 76-të kur Jaja Ture godet nga 40 metra për të dërguar topin në rrjetë edhe falë një devijimi të Shoukros, ndërsa topi i rrëshqet nga duart portierit Begoviç. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Çelsi-Totenhem 0-0
Arsenal-Aston Vila 3-0
Bolton-Bllekbërn 2-1
Liverpul-Uigan 1-2
Noruiç-Ulvërhempton 2-1
Sandërlend-QPR 3-1
Suonsi-Everton 0-2
Stouk-Mançester Siti 1-1
Renditja
Mançester Siti 70, Mançester Junajtid 70, Arsenal 58, Totenhem 55, Çelsi 50, Njukasëll 47, Liverpul 42, Sandërlend 40, Everton 40, Noruiç 39, Stouk 38, Fullhem 36, Uest Bromuiç 36, Suonsi 36, Aston Vila 33, Bllekbërn 28, Bolton 26, QPR 25, Uigan 25, Ulvërhempton 22.
Saturday, 24 March 2012 21:51