Totenhemi ka ruajtur distancën prej 5 pikësh nda Çelsit që e ndjek në renditje në luftën për të siguruar vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampioneve, falë një barazimi pa gola në “Stemford Brixh”.
Huan Mata kishte mundësinë më të pastër për vendasit kur tronditi shtyllën me një goditje dënimi, ndërsa për miqtë ishin Van Der Vart, Adebajor dhe Bejl që humbë rastet që iu shfaqën para portës së Çeh.
Arsenal siguroi edhe më shumë vendin e tretë në renditje pas fitores së pastër 3-0 ndaj Aston Vilës në stadiumin “Emirates”. Gibs, Uollkot dhe Arteta ishin shënuesit e golave që i dhanë skuadrës së Venger mundësinë që të shkëputet 3 pikë nga Totenhmi dhe të jetë më e qetë në javët në vazhdim falë këtij avantazhi.
Boltoni mbylli një javë shumë emocionale falë fitores 2-1 ndaj Bllekbërn që e largoi përkohësisht nga tre vendet e fundit të renditjes. Skuadra që luante ndeshjen e parë që pas kolapsit të Fabris Muamba, gjeti forcën të fitonte këtë sfidë dhe të ringjallte shpresat për mbijetesë, në një takim ku të gjithë tifozeria ka thirrur në kor emrin e mesfushorit i cili është i shtruar në gjendje të rëndë në spital. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Çelsi-Totenhem 0-0
Arsenal-Aston Vila 3-0
Bolton-Bllekbërn 2-1
Liverpul-Uigan 1-2
Noruiç-Ulvërhempton 2-1
Sandërlend-QPR 3-1
Suonsi-Everton 0-2
Saturday, 24 March 2012 19:13