Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, ka insistuar se trajneri Roberto Di Mateo është ai që drejton skuadrën dhe se nuk është thjesht një “kukull” për të fshehur faktin se është mbrojtësi që përgatit ekipin.
“Si përgjigje ndaj komenteve që thonë se unë jam trajneri, mund të them se Robi ka hyrë në skenë dhe ka qenë i jashtëzakonshëm për ne”, ishin fjalët e Territ për gazetën “Evening Standard”.
Lojtari është parë shpesh në pankinë duke dhënë urdhra për shokët e tij të skuadrës gjatë ndeshjes dramatike kundër Napolit në Ligën e Kampioneve. “Mendoj vetëm për Çelsin, në fushë apo jashtë saj”, ishte justifikimi i lojtarit.
“Nëse do të kisha qenë në fushë, do të kisha thënë të njëjtat gjëra që thashë nga pankina. Ky është roli im si kapiteni i skuadrës. Vetëm se dola nga fusha nuk do të thotë se duhet të ndryshoj mentalitet”.
“Njerëzit mund ta shohin në mënyrën e gabuar, por unë e kam në zëmër këtë klub – të gjithë e kemi – dhe Robi me stafin tij duhet të marrin vlerësime për punën që po bëjnë”. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 March 2012 22:34