Miroslav Klose ka treguar se ëndërron të veshë fanellën e kombëtares gjermane të futbollit në Kampionatin Botëror Brazil 2014, gjithmonë nëse do ia lejojë gjendja fizike.
Sulmuesi 33 vjeçar ka qenë në arenën ndërkombëtare që në vitin 2011, duke shënuar 63 gola në 114 ndeshje për këtë përfaqësuese, por ai dëshiron që kjo ecuri të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme.
“Nëse do të ndjehem mirë fizikisht, pjesëmarrja në Botërorin 2014 në Brazil është mëse e mundshme”, tregoi Klose për “11Freunde”.
I pyetur rreth arsyes pse Gjermania është kthyer mes skuadra më të forta të botës pas disa viteve pa rezultate, Klose mendon se gjithçka është e lidhur me rritjen e futbollistëve më të aftë për t’u përshtatur në pozicione të ndryshme.
“Skuadra është bërë më fleksibël, ne mund të luajmë me sisteme të ndryshme. Toni Kros, Bastian Shvajnshtajger dhe Mesut Ozil ndryshojnë pozicion në mënyrë të pabesueshme”.
Suksesin që ka patur me Gjermaninë, Klose ka arritur ta tregojë edhe në sezonin e tij të parë me Lacion në Serinë A, ku është kthyer forca kryesore e sulmit në skuadrën që lufton për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 March 2012 10:32