Kris Pol është kthyer për herë të parë si kundërshtar në pallatin e sportit ku u bë i famshëm si një nga organizatorët më të mirë të NBA. Ai vendosi të largohej këtë sezon nga Njo Orlins për t’u bashkuar me LA Klipërs, një skuadër që sipas tij do t’i jepte mundësinë të fitonte tituj. Por Nju Orins ka bërë që ai të pendohet për këtë zgjedhje duke fituar me rezultatin 97-90 në një sfidë të tensionuar ku nuk munguan as faullet e ashpër. Protagonist për vendasit ishte Kris Kaman me 20 pikë e 10 topa në tabelë, duke iu kundërpërgjigjur më së miri Bleik Grifin i cili shënoi 21 pikë e 11 topa në tabelë në këtë sfidë. Pas kësaj humbje, e treta radhazi, LA Klipërs rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në playoff, ndërsa javën e ardhshme luajnë kundër disa prej skuadrave më në formë në Konferencën e Perëndimit.
“Veteranët” e Boston, të ndërgjegjshëm që ky është sezoni i fundit ku mund të pretendojnë diçka, kanë arritur të marrin një sukses të rëndësishëm përballë Miluoki në fushën e këtyre të fundit, ndonëse kjo skuadër vinte nga 6 fitore radhazi. Vendasit e patën shumë të vështirë të kontrollonin kundërshtarët të cilët ndanë mes tyre peshën e ndeshjes. Pol Pirs dha një kontribut të rëndësishëm në sulm me 25 pikë e 9 topa në tabelë, por kishte një mbështetje të fortë nga Rondo (10 pikë, 14 pasime), Garnet (16 pikë, 10 topa në tabelë, 6 pasime) e Bas (12 pikë,10 topa në tabelë). (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Indiana-Uashington 85-83
Boston-Miluoki 100-91
LA Klipërs-Nju Orlins 90-97
Golden State-Hjuston 83-109
Memfis-Portland 93-97
Utah-Sakramento 103-102
Friday, 23 March 2012 09:02