Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, beson se Karlos Tevez do t’i duhen edhe 10 ditë të tjera për t’u kthyer në formën më të mirë.
Ndonëse ai kishte 6 muaj pa luajtur futboll, sulmuesi argjentinas tregoi vlerat e tij në këtë ndeshje duke qenë protagonist si në golin e parë, ashtu edhe në atë të dytë në fitoren 2-1 ndaj Çelsit.
“Karlos nuk është në 100%, kjo është normale. Por ai e njeh futbollin. Kjo është e rëndësishme pasi ai dha një pasim të pabesueshëm për Samir Nasri. Ajo që ndodhi me të përfundoi një muaj më parë kur u kthye dhe gjithçka u mbyll atëherë”.
“Kam folur me Karlos çdo ditë gjatë muajit të fundit. Ai e dinte që do të ishte në pankinë sot dhe që mund të luante 20 minuta. Do të ishte e rëndësishme për në nëse do të gjente frymën e mirë brenda 10 ditëve. Tani është e rëndësishme për të që të luajë disa ndeshje për ne, për veten e tij dhe për të ardhmen”, ishin fjalët e trajnerit Mançini pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 March 2012 14:49