Mediat angleze kanë bërë të ditur se Roman Abramoviç do të marrë përsipër të drejtojë merkaton e futbollistëve për klubin e tij, duke mos pritur për emërimin e trajnerit të ri. Presidenti i Çelsit ka zgjedhur edhe disa prej objektivave të merkatos dhe pritet që të bëjë lëvizjet e para në javët e ardhshme.
Sipas “Daily Mail”, në listën e tij të preferencave ka hyrë edhe sulmuesi i Njukasëll, Demba Ba, ndërsa ai po kërkon me ngulm që të afrojë në ekip një mesfushor krahu, një mesfushor qendre dhe një mbrojtës të djathtë.
Sulmuesi i Portos, Hulk dhe ai i Napolit, Kavani, janë në majën e kësaj liste, për të zëvendësuar Didier Drogba i cili do të largohet drejt Kinës në fundin e këtij sezoni. Ndërkohë, Uillain i Shaktar Donjetsk do të afrohet për të zënë vendin e Florent Malouda, një tjetër futbollist drejt largimit.
Njukasëlli, që pret një ofertë zyrtare nga Çelsi edhe për Çeik Tiote, shpreson të arrijë të mbajë Ba të paktën edhe një sezon, por drejtuesit e skuadrës kanë bërë të qartë se do të ishin dakord për transferimin nëse oferta do të jetë e konsiderueshme. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 March 2012 12:46