UEFA ka bërë të ditur sot se finalja e Ligës së Kampioneve të vitit 2014 do të zhvillohet në stadiumin e Lisbonës, ndërsa finalja e Europa League në të njëjtin vit do të zhvillohet në stadiumin e ri të skuadrës së Juventus.
Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës që drejton futbollin evropian, u bë e ditur gjithashtu se Republika Çeke fitonte të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21 në vitin 2015.
Finalja e Ligës së Kampioneve të viti 2013 do të zhvillohet në Londër, e cila ishte arena edhe e finales së edicionit të kaluar. Shkak për këtë kthim kaq të shpejtë në stadiumin “Uembli” u bë 150 vjetori i Federatës Angleze të Futbollit, të themeluar në vitin 1863. Finalja e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.
Finalja e Europa League e këtij viti zhvillohet në Bukuresht, ndërsa ajo e viti 2013, do të jetë në Amsterdam. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 March 2012 19:11