Karlos Tevez pritet të jetë në stolin e rezervave për skuadrën e Mançester Sitit gjatë ndeshjes të së mërkurës kur ky ekip do të përballet me Çelsin në stadiumin “Etihad”.
Ish-kapiteni i Sitit nuk ka qenë pjesë e 18-shes që kur refuzoi të zbriste në fushë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bajern Mynih në shtatorin e vitit të kaluar.
Por ai është stërvitur rregullisht qëkur është kthyer në klub dhe ka treguar në ndeshjet me ekipin e rezervave se është ende në formë dhe se mund t’i shërbejë skuadrës. Kjo është arsyeja pse Mançini ka vendosur ta mbajë në stolin e rezervave këtë futbollist i cili shumë shpesh është treguar vendimtar me golat e tij kur ishte një titullar fiks në radhët e ekipit.
Mançester Siti aktualisht është katër pikë pas Mançester Junajtid në luftën për titullin kampion dhe një fitore ndaj Çelsit do ta ndihmonte për t’iu afruar rivalëve të përjetshëm. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 March 2012 11:23