Ndonëse Barcelona pak ditë më parë bëri të ditur se Erik Abdal do t’i nënshtrohet një transplantimi të mëlçisë, mbrojtësi vazhdon të çuditë të gjithë me forcën që ka për të përballuar një situatë të tillë.
Lojtari sigurisht që nuk është më pjesë e katalanasve për të marrë pjesë në një ndeshje futbolli, por ai vazhdon të stërvitet rregullisht si pjesë përbërëse e skuadrës.
Edhe sot, ai është shfaqur në ambientet e klubit katalanas, ku ka zhvilluar stërvitje me gjithë shokët e ekipit që nuk kanë luajtur një natë më parë kundër Seviljes.
Sipas ekspertëve, pas një operacioni kaq delikati, ai nuk do të ketë më mundësinë të zbresë në fushë si futbollist, por këmbëngulja e jashtëzakonshme e lojtarit po bën që të gjithë të ndërrojnë mendje rreth një mundësie të tillë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 18 March 2012 18:23