Kapiteni i Bajern Mynih, Filip Lahm, është i bindur se bavarezët mund të “shpërbëjnë” çdo skuadër që i del para. Deklarata e tij erdhi pas suksesit të jashtëzakonshëm 6-0 të Bajern përballë Herta Berlin, që çoi në 20 numrin e golave të shënuar në 3 ndeshjet e fundit.
“Në tre ndeshjet e fundit, ne kemi parë se sa cilësi sulmuese kemi në skuadër. Ne mund të ‘shpërbëjmë’ thuajse çdo kundërshtar”.
“Duhet të krijosh raste dhe të sigurohesh që të shënosh. Kjo është ajo që ndodhi në dy ndeshjet e fundit dhe u përsërit edhe këtu. Gjërat bëhen më të thjeshta kështu”, deklaroi Lahm.
Forca sulmuese e Bajernit tregohet edhe nga shifrat e kontribuuesve të saj më të mëdhenj në këtë pikë të sezonit. Arjen Roben ka shënuar 7 gola në këto 3 ndeshje, ndërsa golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Mario Gomez, ka shënuar 8 gola në 3 ndeshje, duke patur tashmë 22 gola të shënuar në 25 ndeshje në kampionat. (LajmeShqip.com)
Sunday, 18 March 2012 10:01