Eksperimenti i dështuar i Adrianos të Korinthians dhe largimi i tij par kohe nga kjo skuadër nuk ka zbehur interesimin e klubeve të tjera braziliane për lojtarin. Të gjithë shpresojnë që ish-“Perandori” të gjejë formën e tij dhe të kthehet sulmues vdekjeprurës i disa viteve më parë, ndonëse ka patur shumë probleme me dëmtimet dhe me peshën, duke u kufizuar në vetëm 8 ndeshje në 1 vit.
Adriano tregoi të martën se për të ishin interesuar si klube braziliane, ashtu edhe të
huaja, ndërsa tani është menaxheri i tij i cili thotë se ka fillar bisedimet intensive me një skuadër të madhe braziliane.
“Adrianos i pëlqeu kjo ofertë”, tha Luiz Klaudio për “Lancenet”. “Ajo është nga një klub i madh brazilian. Tani ai po mendon seriozisht se çfarë do të bëjë në vazhdim. Na duhet vetëm të presim”.
Skuadra më e interesuar për të duket se është Flamengo, ku Ronaldinjo dëshiron të mbledhë ish-lojtarët e kombëtares braziliane, pasi aty janë tashmë edhe Kleberson e Vagner Lëv. Megjithatë, për të pranuar ofertën e Flamengos, Adriano duhet të heqë dorë nga kërkesat e mëdha ekonomike pas ky klub nuk po kalon një periudhë të mirë financiare. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 March 2012 10:02