Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka bërë thirrje që manipuluesit e rezultateve të ndeshjeve të ndëshkoheshin penalisht në të gjitha vendet evropiane.
“Të mos e pranojmë autonominë e sportit si një pengesë ndaj ndërhyrjes nga autoritetet publike”, tha Platini para një konference të Ministrave të Sportit në Këshillin e Evropës.
“Ne kemi të bëjmë me një problem real të llojit politik, ndaj duhet ta rregullojmë atë jo vetëm nëpërmjet mjeteve në dispozicion të federatave sportive”.
Platini kërkoi që të gjitha shtetet pjesëmarrëse ta shpallnin të paligjshëm manipulimin e ndeshjeve.
“Bashkëpunimi i policisë me drejtësinë ndërmjet shteteve evropiane duhet të jetë në gjendje të ndalojë fuqinë e kriminelëve”, tha ai.
Këshilli i Evropës kërkoi që të gjitha vendet pjesëmarrëse të përdornin të njëjtin qëndrim dhe mjete ndaj fenomenit të manipulimit të ndeshjeve.
“Harmonizimi i normave dhe adaptimi i sanksioneve penale për mashtruesit sportiv do të jetë i nevojshëm pasi janë vetëm disa prej shteteve që e kanë të përfshirë në kodin penal”, u shpreh anëtarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ana Brasër. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 March 2012 21:36