Çikago ka përforcuar pozitat në kreun e klasifikimit të Konferencës së Lindjes duke fituar një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Majemit me rezultatin 106-102. Ndonëse për Çikagon ka munguar Derrik Rouz, shokët e tij të skuadrës kanë ndarë ngarkesën e lojës duke mos i dhënë pika referimit Majemit. Strategjia e vendasve ka qenë që të linin të lirë LeBron Xhejms (35 pikë) e Duejn Uejd (36 pikë), por bllokuan të gjithë të tjerët duke kufizuar pjesën tjetër të skuadrës së Majemit në shënimin e 31 pikëve. Gjashtë lojtarë të Çikagos kaluan kuotën e 10 pikëve, të udhëhequr nga zëvendësuesi Xhon Lukas me 24 pikë. Me këtë sukses, Çikago ka tashmë rekordin më të mirë në Konferencën e Lindjes dhe në të gjithë NBA me 36 fitore e 9 humbje, ndërsa është shkëputur nga Majemi që ka 31 fitore e 11 humbje në ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Një rezultat i rëndësishëm në Konferencën e Perëndimit ka qenë fitorja e katërt radhazi e LA Leikërs, të cilët kanë mundur Nju Orlins me rezultatin 107-101, ndërsa për të dytën natë radhazi i është dashur të shkojnë në kohën shtesë. Kalifornianët ishin për të dytën natë radhazi në disavantazh prej 17 pikësh, po ashtu si përballë Memfis një natë më parë, ata arritën të rikuperonin dhe të çonin ndeshjen në shtesë, duke fituar falë saktësisë së Kobi Brajant. Ylli i LA Leikërs e mbylli ndeshjen me 33 pikë, i ndihmuar nga Endriu Bainëm me 25 pikë e 18 topa në tabelë dhe Pau Gasol me 18 pikë e 10 topa në tabelë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Filadelfia-Indiana 94-111
Portland-Nju Jork 79-121
Toronto-Nju Xhersi 84-98
Kliveland-Miluoki 105-115
LA Leikërs-Nju Orlins 107-101
Sharlot-Hjuston 87-107
Orlando-San Antonio 111-122
Majemi-Çikago 102-106
Detroit-Sakramento 124-112
Utah-Feniks 111-120
Atlanta-LA Klipërs 82-96
Boston-G. Steit 105-103
Thursday, 15 March 2012 09:01