Diego Armando Maradona ka përdorur përsëri një konferencë për shtyp për të vazhduar luftën e fjalëve me brazilianin Pele, duke insistuar se është më i dhënë pas futbollit se legjenda e Brazilit.
Pele, i intervistuar në faqen zyrtare të FIFA-s, deklaroi: “Unë u linda për të luajtur futboll, ashtu si Bethoven u lind për të shkruar muzikë e Mikelanxhelo për të pikturuar”.
Maradona i përdori fjalët e tij për ta cilësuar veten si një “rock star” të kësaj loje.
“Nëse Pele mendon se është Bethoveni i futbollit, atëherë unë jam Ron Ud, Keith Riçards dhe Bono i futbollit, pasi unë kam shumë pasion për këtë lojë”, tha Maradona.
“Pele ka thënë se është Bethoveni i futbollit, por unë nuk kam dëgjuar kurrë muzikë në ndeshje, ndaj ashtu siç ju kam thënë më parë, sa herë që ai merr ilaçin e gabuar, del me një deklaratë të çmendur. Pele mund të ketë pirë ilaçet e mëngjesit në darkë, ndaj bën mirë të marrë ilaçet si duhet”.
“Në fakt, do të ishte mirë që ai të ndryshonte krejtësisht edhe doktorin”, ishte batuta e Maradonës i cili insiston se është ai lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe jo braziliani që fitoi 3 Kupa Bote. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 March 2012 18:32