Fabio Kapelo ka folur për situatën që po kalon si “i papunë”. Ai ka filluar duke komentuar Milanin, skuadrën ku ka një të kaluar të lavdishme dhe që tani është kthyer në nivele të jashtëzakonshme duke dominuar në Itali dhe synuar suksesin evropian.
“Kam kaluar disa vite të shkëlqyer me ta, kam shumë miq atje. Me Berluskonin kam një lidhje të veçantë. Milan kampion? Ky është një moment i rëndësishëm i kampionatit, jemi në fazën përfundimtare. Do ta kishin të vështirë të ndiqnin, ndërsa tani duket se janë ndërgjegjësuar për forcën e tyre”.
Kuqezinjtë bazojnë gjithçka te loja e Ibrahimoviç, i cili është kthyer në një formë të shkëlqyer dhe shumëkush vazhdon ta krahasojë me Marko Van Basten.
“Ibrahimoviç e kam sjellë unë në Itali, është një prej tre lojtarëve më të fortë në Evropë. Kur a do të luajë, është i papërmbajtshëm. Zakonisht futbollistët e mëdhenj kanë një fizik mediokër por ai që është edhe i gjatë, është i shkathët dhe ka një teknikë stratosferike. Van Basten jetonte më shumë për golin, kurse ai shpesh humb rrugën pasi dëshiron të tregojë gjithmonë diçka më shumë”.
Në fund, Kapelo ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke bërë të qartë se rruga e tij me atë të Interit nuk ndërpriteshin në asnjë pikë. “Jam i qetë, pasi jam larguar nga kombëtarja angleze. Nuk e kam takuar Moratin, është një gënjeshtër ajo që është shkruar. E ardhmja ime te Interi? Jo, 100%”, përfundoi ish-trajneri i përfaqësueses angleze të futbollit. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 March 2012 16:55