Derrik Rouz vazhdon të shfaqet vendimtar për Çikagon, duke lënë përfundimisht pas problemet e dëmtimit dhe duke u kthyer në nivelet e sezonit të kaluar ku u shpall “Lojtari më i Mirë” i NBA. Ylli i Çikagos ka qenë përsëri vendimtar, duke i dhuruar skuadrës së tij suksesin 106-104 në fushën e Miluokit, me një gjuajtje në sekondën e fundit të takimit. Përballë një prej skuadrave ndaj të cilave ai dhuron gjithmonë paraqitje të mira, Rouz shënoi 30 pikë, 8 topa në tabelë dhe 11 pasime, për të ndihmuar ekipin e tij të mbajë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.
Një fitore në sekondat e fundit ka qenë edhe ajo e Majemit që ka mundur në shtëpi me rezultatin 99-96 Atlantën. LeBron Xhejms udhëhoqi skuadrën vendase me 31 pikë e 11 topa në tabelë, duke rikuperuar një deficit prej 10 pikësh në periodën e tretë. Vendimtar në fundin e ndeshjes ishte Duejn Uejd, i cili dha një pasim të artë për Haslem si dhe shënoi dy gjuajtje të lira pak sekonda para përfundimit të ndeshjes.
Për t’u veçuar janë humbjet e të dy skuadrave të Los Anxheles, Leikërs dhe Klipërs, të cilat tashmë janë parakaluar në renditjen e Konferencës së Perëndimit edhe nga Memfis. (LajmeShqip.com)
Utah-Sharlot 99-93
Hjuston-Toronto 98-116
Boston-Filadelfia 71-103
LA Leikërs-Uashington 101-106
Atlanta-Majemi 86-89
LA Klipërs-Nju Xhersi 100-101
Feniks-Oklahoma 104-115
Portland-Minesota 94-106
Çikago-Miluoki 106-104
Nju Jork-San Antonio 105-118
Kliveland-Denver 100-99
Nju Orlins-Sakramento 98-99
Memfis-G. Steit 110-92
Thursday, 08 March 2012 09:35