Do të jetë Loren Blank trajneri i Interit në sezonin e ardhshëm. Ky është versioni i publikuar sot nga gazeta franceze “Le Parisien”, e cila saktëson se trajneri aktual i përfaqësueses franceze të futbollit është i lirë që nga muaji janar i këtij viti të zgjedhë ekipin e tij të ardhshëm. Kjo për arsyen se drejtuesit e federatës franceze nuk kanë ndër mend t’i rinovojnë kontratën që përfundon pas mbylljes së Euro 2012.
Gazeta franceze është e bindur se Loran Blank është emri i parë në listën e preferencave të Moratit për të zënë vendin e Klaudio Ranierit, më të cilin zikaltërit do të mbyllin këtë sezon. Presidenti i zikaltërve ka kaluar në plan të dytë edhe Andre Vijas-Boas, i cili ishte i preferuari i tij, pasi tashmë ka filluar të dyshojë se ai nuk mund të menaxhojë situatën e vështirë në klub dhe “senatorët”.
Në këtë listë, sipas”Le Parisien”, janë dy emra të tjerë, por që largohen gjithnjë e më shumë, Vinçenco Montela dhe Pep Guardiola. Gazeta franceze kujton se Moratit i ka pëlqyer gjithmonë ish-mbrojtësi i përfaqësueses franceze, i cili ka veshur edhe fanellën i Inter në vitet 1999-2001.
Vendin e Blank në kreun e përfaqësueses franceze pritet ta zërë Arsen Venger. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 07 March 2012 15:35