Vetëm një orë pas zgjedhjes si President i Federatës Gjermane të Futbollit, Volfgang Niersbah e ka gjetur taktikën që i duhet kombëtares së vendit të tij për të fituar Kampionatin Evropian.
Ai mendon se një seri “rutinë” penalltish ndaj Anglisë do ta bënte finalen një formalitet për përfaqësuesen e drejtuar nga Joakim Lëv.
Niersbah ka thënë për agjencinë e lajmeve “dapd” se Gjermanisë do t’i duhet vetëm pak fat që të sigurojë trofeun e parë ndërkombëtar që nga vitit 1996. “Them se nëse mundim Anglinë me penallti në gjysmëfinale, atëherë do të shpallemi Kampionë Evrope”.
Ndonëse kjo ishte thjesht një batutë, kreu i ri i futbollit gjerman ka baza të shëndosha mbi të cilat të mbështetë humorin e tij.
Gjermania ka mundur Anglinë me penallti në Kupën e Botës 1990 dhe në Evropianin 1996, në të dy rastet duke fituar më pas trofeun. (LajmeShqip.com)
Friday, 02 March 2012 21:13