Mesfushori i Bajern Mynih, Arjen Roben, ka pranuar se ai është duke menduar të ardhmen e tij në klub pas kritikave në rritje për paraqitjet e tija.
Holandezi ka kaluar një periudhë të keqe me bavarezët, por këtë sezon ka ekspozuar formën e tij më të mirë me dy gola në miqësoren ndaj Anglisë në “Uembli”. Holandezit i skadon kontrata në Mynih në vitin 2013, por pavarësisht nga dëshira e tij për të ripërtërirë marrëveshjen, 28-vjeçari ka pranuar se ai po e konsideron edhe opsionin e largimit.
“Në Gjermani aktualisht nuk ka asnjë situatë ideale. Sigurisht unë jam duke e bluar në mendje çdo mundësi”, tha ai për “Bild”.
Roben ishte sulmuar më par nga trajneri Jup Heinkes dhe tani lojtari ka shfryrë dufin duke deklaruar se tani mundësia për të punuar me Bert Van Marvijk në kombëtare ishte si të shkoje me pushime.
“Van Marvijk është i mrekullueshëm për të punuar me të, ai të jep besimin e tij dhe të lejon të punosh në paqe”.
“Unë nuk e di nëse ata e kanë parë lojën tonë në Mynih, por unë jam duke e marrë një DVD që të shikoj veten”.
Megjithatë, Heinkes kishte vetëm lëvdata për futbollistin holandez të skuadrës, duke e përgëzuar për rikthimin në formë. “Ata ishin gola të shkëlqyer. Ishte vetëm një çështje kohe para se ai të shpërthente”. (LajmeShqip.com)
Friday, 02 March 2012 15:19