Napoli ka paralajmëruar Mançester Sitin dhe Çelsin të mos bëjnë tentativa për të tunduar yllin e skuadrës italiane, Ezekiel Lavecin.
Paraqitjet e shkëlqyera të 26 vjeçarit në Ligën e Kampioneve këtë sezon e kanë kthyer atë në një objektiv merkatoje të klubeve më të forta në Evropë.
Dy golat e tij ndaj Çelsit në mesjavën e kaluar, bënë që emri i Lavecit të përfundojë në faqet e para të gazetave britanike dhe të ngjallë interes të këto dy klube të cilat janë gati të ofrojnë deri në 20 milionë euro për lojtarin e kombëtares argjentinase.
Por president i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka bërë të qartë se klubi do të injorojë çdo ofertë që vjen në adresë të futbollistit.
“Mesazhi është i qartë: Ai nuk është në shitje! Nuk do të zhvillojmë negociata me asnjë klub!”, ka deklaruar De Laurentis. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 29 February 2012 14:01