Duket se të gjithë futbollistët e Brazilit po shtyjnë Neimar drejt Barcelonës. Ndonëse talenti i Santos ka firmosur rinovimin e kontratës deri në vitin 2014, ai vazhdon të mbetet objektiv i klubeve më të mëdha evropiane dhe shokët e tij në kombëtare duan që ai të transferohet te katalanasit në Spanjë.
“Ronaldinjo më ka folur për Barcelonën. Ai më tregoi që është një klub fantastik me një qytet të mrekullueshëm dhe një klimë shumë të mirë. Por që Barcelona është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj, e dinë të gjithë”, u shpreh Neimar i cili pranoi se ishte ende i emocionuar ku fliste me Ronaldinjon, që kishte qenë idhulli i fëmijërisë së tij.
Por Ronaldinjo nuk është i vetmi që flet mirë për Barcelonën. Ai që ngulmon më shumë për një transferim të Neimar është shoku i tij i ngushtë në kombëtare, mbrojtësi i katalanasve, Dani Alvesh. “Sa herë më ka ftuar të shkoj te Barcelona? Shumë, shumë, shumë herë!”, përfundoi lojtari i Santos. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 16:57