Shefi i Arsenalit, Ivan Gazidis, thotë se ata janë në gjendje që të përballojnë situatën edhe nëse e gjejnë veten jashtë katër skuadrave më të mira të kampionatit anglez.
Arsenal është duke i dhënë fund sezonit të shtatë të njëpasnjëshme pa trofe dhe rrezikon të mos kualifikohet për Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, një turne ku ata kanë marrë pjesë për 15 vite radhazi.
Gazidis tha: “Ne nuk mund të ndryshojmë modelin tonë financiar dhe as pritshmërinë – sepse kjo do ta vendoste klubin në rrezik në qoftë se ne nuk kualifikohemi”.
“Pra, ne jemi të përgatitur për gjithçka, kemi rezerva të mëdha në rast se gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur”.
Nëse Arsenal nuk shkon në Ligën e Kampionëve do të jetë më pak tërheqës për lojtarët aktual dhe blerjet e mundshme.
Gazidis ka thënë: “Ka shumë pak klube në botë që mund t’i zgjidhni para Arsenalit, në aspektin e të qenit vazhdimisht atje”.
“Unë nuk shoh gjëra negative që ndikojnë në aftësinë tonë për të tërhequr lojtarë apo mbajtur lojtarët më të mirë që ne kemi”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 13:46