Ish-gjyqtari i kampionatit anglez, Graham Poll, e ka quajtur mashtrues yllin e Totenhem, Garet Beil, pas simulimit të djeshëm kundër Arsenalit.
Duke reflektuar mbi fitoren 5-2 të Arsenalit, Poll shkroi në kolonën e tij për “Daily Mail”: “Ajo ishte një ndeshje e madhe futbolli dhe fatmirësisht ajo nuk u prish nga një akt simulimi i Garet Beil”.
“Në ndeshje të tilla dhe ndoshta në të gjithë takimet, është gjithmonë e këshillueshme vetëm për të dhënë goditje dënimi dhe padyshim, me shpejtësi të plotë dhe nga këndi i tij, gjyqtari Hauard Din u ndje i sigurt për t’i dhënë Totenhem një penallti pas 34 minutash kur Beil u rrëzua duke u përpjekur të kalojë portierin e Arsenalit”.
“Në qoftë se ishte një faull do të duhej të jepet edhe kartoni i kuq për portierin dhe ndoshta Din kishte dyshime mbi saktësinë e vendimit të tij, ndaj e la atë në fushë”.
“Regjistrimet filmike treguan se Beil nuk ishte prekur aspak, por unë nuk do të fajësoja Din për këtë mashtrim. Si fillim, FA duhet të dënojë ashpër Garet Beil për simulim”. (LajmeShqip.com)
Monday, 27 February 2012 18:13